Sport

Osmani mban premtimin, ofron 20 mijë fuçi birrë për tifozët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 06 September 2017

Futbollisti i Skënderbeut, Tefik Osmani ka mbajtur premtimin që u kishte bërë tifozëve për kualifikimin në grupet e Europa League.

Para stadiumit të “Skënderbeu” në Korçë, ka filluar të afrohen edhe tifozët për një tjetër “festë birre” në qytet, këtë radhë e organizuar nga mbrojtësi i korçarëve.

Plot 20 fuçi me birrë, prodhimin më përfaqësueses të qytetit, me të cilin Osmani ka vendosur të festojë bashkë me tifozët e skuadrës në ndeshjen që hap sezonin futbollistik për korçarët, atë ndaj Mamurrasi, shkruan Panorama Sport.

“Dua ta bëj gëzuar me të gjithë”, premtoi mbrojtësi korçar dhe sot do të ketë mundësinë ta bëjë me të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Mamurrasit e cila fillon në orën 16:00.

-Advertisement-

Mbrojtësi korçar nuk ka ngurruar të postojë edhe një foto nga vendi ku janë vendosur pajisjet e Birrë Korça, nga ku do të serviret edhe birra e ftohtë për “Ujqërit e Dëborës”.

Mësohet se kanë filluar të afrohen një numër i konsiderueshëm tifozësh, ndërkohë pritet që prezenca e tyre të rritet me afrimin e orës së ndeshjes. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera