Osmani kërkon përkrahje për vizat edhe nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Çek
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 01 September 2022
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Republikën Çeke, ka takuar sot kryetaren e Dhomës së Deputetëve, Markéta Pekarová Adamová.
Sikurse edhe në takimet e tjera me zyrtarë të lartë të shtetit çek, edhe në këtë takim Osmani ka kërkuar përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës në përgjithësi. Presidentja ka ritheksuar se Kosova prej disa vjetësh ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar mbështetjen çeke që ky proces të përmbyllet nën Presidencën çeke të Këshillit të BE-së.
Të njëjtën përkrahje, presidentja e kërkoi edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas edhe në NATO.
Ajo në veçanti diskutoi për rolin e rëndësishëm të parlamentarëve të Çekisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të na duhet përkrahje për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës.
Në takim me Pekarová Adamová, Osmani, u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe, duke diskutuar për fusha të ndryshme në të cilat mund të thellohen mëtej raportet dhe në këtë kontekst përmendi miqësinë e hershme të Kosovës me Republikën Çeke, që nga vitet e 80-ta dhe përkrahjen e palëkundur që Çekia ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Të tjera
-
Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shtet...
-
Kosova jashtë agjendës së KiE për anëtarësim, Hasani: Mundësi e humbur
Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Stra...
-
Afrika e Jugut i bën thirrje GJND-së që të urdhërojë Izraelin t’i japë fund urgjentisht ofensivës në Rafah
Afrika e Jugut i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që të...
-
“Je gënjeshtar” – Dëshmitë në gjyqin ndaj Trump/ Avokatët e ish-Presidentit përplasen me dëshmitarin
Michael Cohen, ish-avokati i Donald Trump, pranoi në Gjykatë se ndër vite shp...
-
“Lojë hileqare e Albin Kurtit” – Zgjedhjet e parakohshme dhe KiE, opozita me kritika e akuza ndaj kryeministrit Kurti
Hapjen e temës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, opozita e konside...
-
Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën për KiE
Kreydiplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrj...
-
Analisti shqiptar për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE: Besueshmëria e aleatëve tashmë është cenuar
Analisti shqiptar që vepron në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
-
Policia arreston personin që ishte arratisur nga burgu i Gjilanit
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta arrestojnë një të dyshuar...
-
“Qeveria gjermane më në fund fitoi respektin e ekstremistit të Trump” – Eurodputeti gjerman ironizon me Richard Grenell
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Gr...
-
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, tha sot se Franca ...
-
Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge
Policia franceze ka vrarë një person të armatosur i cili po tentonte t’i vint...
-
ASK: Nuk ka rënie të madhe të numrit të popullësisë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...