Osmani flet për raportin me Kurtin, tregon mosjpajtimet që ka me të

Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 24 May 2023
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me kryeministin Albin Kurti.
Osmani tha se ka sektorë në të cilët nuk pajtohen fare, duke përmendur këtu se ka pasur mospajtime të mëdha rreth Ligjit për Paga.
Presidentja tha se ka sektorë që me Ligjin e ri për Paga duhet të trajtohen më dinjiteshëm, teksa u shpreh se shpreson që këto vërejtje të merren parasysh.
Por, Osmani shtoi se nuk ka “garë institucionale” mes institucionit që ajo përfaqëson dhe Qeverisë, por se qëllimi i përbashkët është të punohet në të mirë të qytetarëve.
“Ka sektorë në të cilët bashkëpunojmë më shumë, e sektorë më pak. Ka sektorë ku pajtohemi çdo ditë, e sektorë ku nuk pajtohemi fare. Çka bëjmë është kjo: mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptu që të dyja palët e kemi qëllimin e mirë që është jeta më e mirë e qytetarëve dhe gjejmë zgjidhje përpara. Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, krijon një imazh të keq dhe pastaj çdo ditë në vend se të dëgjohet se si po kryhet një punë dëgjohet kjo tha ashtu, kjo ashtu. Natyrisht se ka tema ku nuk pajtohemi, por i zgjidhim të gjitha sepse ka qëllim reciprok. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi shpesh mes vete. Ta zëmë në Ligjin për Paga kam pasur mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh dhe shpresoj që kanë me u marrë parasysh këto vërejte sepse ka sektorë që duhet të trajtohen më dinjitetshëm, sektorë që e mbajnë gjallë shtetin tonë që e mbrojnë atë”, tha Osmani në “Radar”.

Të tjera
-
Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Objektiv, mbyllja e të gjithë kapitujve brenda vitit 2027
Shqipëria hapi sot zyrtarisht grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashki...
-
Begaj përshëndet hapjen e grupkapitullit 2 në negociatat Shqipëri-BE: Tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas hapjes së grupkapitulli...
-
Aksident në Baballoq të Deçanit, humb jetën një person
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 18:45 në fshatin Baballoq ...
-
Italia thotë se do të jetë nikoqire e bisedimeve të radhës mes SHBA-së dhe Iranit
Rundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Veliaj kërkon sërish lirinë pas dy muajsh në qeli, Gjykata shqyrton kërkesën më 16 prill
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sërish zëvendësim të masës së s...
-
Berisha kundër rikandidimit të prokurorëve të SPAK: S’do ndërrojmë Kushtetutën se ka frikë Dumani! Rama e ironizon nga Luksemburgu
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj kërkesës së kreut të SPAK, Altin Duman...
-
Zv.ministri i Kurtit thotë se u largua nga konferenca në Tiranë për shkak se “Kosova u prezantua me fusnotë”
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është la...
-
Presidentja Osmani përkujton mas*krën në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjeto...
-
Dy pacientët e lënduar nga tragjedia e Koçanit që po trajtohen jashtë vendit, janë akoma në gjendje kritike
Nga 193 pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit, 48 pacientë po mjekohen ...
-
Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie ...
-
Barduani: Situata e sigurisë në Kosovë e brishtë – shkak angazhimi i pamjaftueshëm në dialog
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, mbajti sot një seancë i...
-
Kallas paralajmëron vizita gjatë pjesë së dytë të majit në Kosovë e Serbi
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas ka paralajmëruar vizita në Kosovë e...