Lajme

Organizatori i kampanjës për shaminë i reagon Nagavcit: Na përgjërohej me e ndal fushatën sepse nuk e duronte presionin publik

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 20 August 2022

Iniciatori i kampanjës për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e shamisë në Shkolla, Durim Berisha, ka komentuar deklaratat e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit rreth çështjes së shamisë.Berisha është shprehur se për këtë punë, do të flasë Gjykata.

“Që në start jemi përgatitur që këtë çështje ta fitojmë përmes rrugëve gjyqësore. Ashtu edhe do të ndodhë. Por ku po mbeteni ju? Ku po dalloni nga paraardhësit tuaj? Ju dalloni nga ta vetëm për faktin se jeni frikacak, tinëzar e shume ma t ‘padijshëm se ta. Ne gjyq do te këtë rëndësi se çka thotë ligji, e jo forumet e partisë”, ka shkruar Berisha ndër të tjerash.

Ai theksoi se Nagavci u ka thënë atyre që ta ndalnin fushatën për shaminë në rrjetet sociale.

-Advertisement-

“U korit edhe ministrja e arsimit znj. Arbërie Nagavci, e cila na lutej e përgjërohej me e ndal fushatën ne rrjete sociale, sepse nuk e duronte dot presionin publik. Dhune e konsideronte nje koment dhe një hashtag. Dhune ka qene ajo çka LVV i bënte institucioneve te Kosovës, e jo fushatat demokratike”, shkruan tutje Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera