OEK dhe komuna e Prishtinës me memorandum komunikimi
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 25 Korrik 2018
Kryetari i sapo zgjedhur i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi sot ka zgjedhur të vizitojë kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Pas takimit Ahmeti dhe Rukiqi në një konferencë kanë deklaruar se është diskutuar për problemet që ballafaqohet Oda dhe bashkëpunimi në të ardhmen me komunën.
Ahmeti tha se janë dy çështje akute për të cilat u fol në takim, ndërtimet, përfshirë problemin e legalizimit dhe Shoqatën e Gastronomëve.
“ Dy fusha janë më akute, apo që kërkojnë një komunikim më të shpeshtë në mes nesh. Ato janë ndërtimtaria dhe Shoqata e Ndërtimtarëve. Tash i kemi disa çështje, domethënë ka kaluar Ligji i Legalizimit para dy ditëve, I kemi çështjet e inspektimit final, apo pranimeve teknike në Komunën e Prishtinës që duhet të përshpejtohen si procese, por natyrisht edhe çështje që gjithmonë janë të rëndësishme, si procedurat e leje, që po mundohemi t’i përmirësojmë. Dhe, shoqata e dytë është ajo e gastronomëve për probleme të tilla si oraret e punës, terasat, me të gjitha këto të cilat ndërlidhen me funksionimin e tyre. Sot u dakorduam që të caktojmë edhe personat. Besoj që shumë shpejt do ta nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi për komunikim të vazhdueshëm në mënyrë që t’ adresojmë këto probleme”, tha Ahmeti.
Kryetari i Odës takimin me Ahmetin e ka quajtur konstruktiv. Sipas tij partneriteti me komunën e Prishtinës është shumë i rëndësishëm për OEK.
Rukiqi tha se OEK o t’i kushtojë rëndësi sektorit privat në këtë komunë.
Ai tha se duhet që komunës t’i jepet hapësirë për dhënien në shfrytëzim të pronave, sepse kjo, sipas tij, nxit investimet e jashtme.
“Ne besojmë që ekzistojnë hapësira që në kuadër të legjislacionit të gjenden mekanizma që mund të stimulojnë investimet në komuna, veçanërisht në komunën e Prishtinës, sidomos kjo çështja e dhënies së lejes në shfrytëzim për pronën komunale. Përveç stimulimit në forma tatimore, një element kyç është edhe toka. Vendet e rajonit kanë pasur një sukses të madh në sigurimin e tokave për operim të kompanive të rëndësishme evropiane që kanë marrë pjesë në prodhim në këto vende. Në këtë rast edhe ne mund të shfrytëzojmë edhe këtë komponentë”, tha Rukiqi.
Kreu i Odës tha se nuk janë kundër zonave ekonomike si model po të atyre qe mund të krijohen pa studim fizibiliteti.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...































