Oda Amerikane: Vonesat në dialogun me Serbinë po pengojnë rritjen ekonomike të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 16 May 2023
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur qëndrimin e saj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime të konsiderueshme për komunitetin e biznesit në Kosovë.
Sipas tyre kjo do të përfshinte rritjen e mundësive për tregti dhe investime, të cilat do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, njofton Klankosova.tv.
Nëpërmjet një kumtese për media, Oda Amerikane u bën thirrje të dyja shteteve që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të zbatojnë zotimet e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, nga të cilat do të përfitonin si Kosova, ashtu edhe Serbia.
“Pavarësisht përpjekjeve të Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte, përmes ndërmarrjes së hapave të rëndësishëm viteve të fundit për të përmirësuar klimën e saj të investimeve duke reduktuar burokracinë dhe duke zbatuar reforma për lehtësimin e të bërit biznes, vendi është ballafaquar me vështirësi në tërheqjen niveleve të konsiderueshme të investimeve” thuhet në kumtesë.
OEA-ja vlerëson se tensionet e vazhdueshme mes të dyja palëve kanë pasur ndikim të rëndësishëm në aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte
“Tensionet e vazhdueshme politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte. Çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm që është dekurajues për bizneset e huaja të investojnë në Kosovë, pasi investitorët hezitojnë të investojnë paratë e tyre në një vend me një nivel të lartë të pasigurisë politike, i cili rrit rreziqet që lidhen me investimet e tyre. Përveç kësaj, mungesa e një marrëveshjeje formale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka krijuar pengesa për bizneset në aspektin e logjistikës, transportit dhe tregtisë, gjë që i pengon edhe më tej investimet e huaja përgjatë rajonit” thuhet në kumtesë.
Përveç kësaj, çështja e pazgjidhur me Serbinë ka çuar në humbjen e mundësive për bizneset kosovare, veçanërisht në aspektin e tregtisë dhe investimeve.
OEA-ja vlerëson se situata aktuale ka kufizuar mundësitë për bizneset kosovare që të arrijnë partneritet me investitorët e huaj dhe për të zgjeruar operacionet e tyre dhe se humbja e mundësive për investime ka penguar rritjen e bizneseve kosovare, gjë që ka pasur një efekt negativ në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.
“Mungesa e një marrëveshjeje formale mes dy vendeve ka rezultuar në barriera tregtare duke e bërë të vështirë për bizneset kosovare që të eksportojnë mallra dhe shërbime në Serbi, si dhe duke penguar aftësinë e tyre për të konkurruar me bizneset serbe në rajon. Kjo ka çuar në humbjen e mundësive afariste për firmat kosovare, gjë që ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.
Oda Amerikane beson fuqishëm se normalizimi i marrëdhënieve do të krijonte një mjedis politik më të parashikueshëm, i cili do të rriste besimin e investitorëve dhe do të inkurajonte më shumë investime të huaja direkte, gjë që është kritike për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në anën tjetër, kjo do të krijonte mundësi punësimi, do të përmirësonte standardet e jetesës dhe do të zvogëlonte më tej varfërinë, nga e cila do të përfitonte populli i Kosovës.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rithekson se normalizimi i marrëdhënieve do të rriste integrimin tregtar dhe ekonomik mes dy shteteve, gjë që do të krijonte mundësi të reja për bizneset në Kosovë për të hyrë në tregje më të mëdha, duke përfituar nga ekonomitë e shkallës. Kjo do të ndihmonte në diversifikimin e ekonomisë së Kosovës dhe zvogëlimin e varësisë së saj nga sektori i shërbimeve dhe remitancat nga diaspora. Krejt në fund, normalizimi i marrëdhënieve do të kishte edhe përfitime të rëndësishme politike dhe sociale duke ulur tensionet dhe duke promovuar stabilitetin rajonal, gjë që do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë njerëzit në rajon.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...