Kulturë

O’Connell: Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 11 February 2019

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, e ka uruar këngëtaren kosovare Dua Lipa për dy çmimet “Grammy” që ajo mori.

O’Conell, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Lipën e ka quajtur ‘krenaria e dy shteteve’.

Lipa mbrëmë fillimisht ka fituar çmimin prestigjioz “Grammy” në kategorinë për Këngën më të mirë në zhanrin Dance.

-Advertisement-

Më vonë, Lipa, ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera