Lajme

OBRM-PDUKM: LSDM-ja po punon në kundërshtim me atë që ju premtoi qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 08 July 2017

“Realizimi i të drejtave themelore të njeriut nuk duhet të varet nga ajo nëse dikush është anëtarë ose jo i LSDM-së. LSDM një herë premtoi para qytetarëve, ndërsa tani punon krejtësisht tjetër”, thonë nga OBRM-PDUKM në kumtesën e mëngjesit.

Ata theksojnë se deputeti i LSDM-së, Kurto Dudush, qytetarët i ka porositur se mund të arrihen të drejtat e njeriut vetëm nëse ata kanë librezë partiake.

“LSDM me këtë bën diskriminin të qytetarëve të dorës së parë. Gjithë ata që nuk janë anëtarë të LSDM-së do të thotë se nuk mund të kenë të drejtat themelore në shtet. Për këtë arsye OBRM-PDUKM-ja i bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtar në Maqedoni dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë në këto thyrje të parimeve të demokracisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

-Advertisement-

Nga kjo parti thonë se një muaj pas qeverisjes, LSDM ka arritur t’i mbush ministritë dhe qeverinë me kuadro jokompetent dhe kuadro të Sorosit./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera