Lajme

“O majmun, pse nuk po shkon në veri”, Gjoshi i PDK’së ua kujton Kurtit e Sveçlës si silleshin ndaj policëve

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 11 December 2022

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ua ka kujtuar Kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, se si silleshin me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sa ishin në opozitë.

Ai ka rikujtuar një deklaratë të Kurtit gjatë një proteste, ku Kurti i ishte drejtuar një polici, duke i thënë se “o majmun “.

“A ju kujtohet Albin Kurti kur i bërtiste policit të Kosovës “o majmun, pse nuk po shkon në veri”? O Albin, a po e sheh që nuk është mirë t’i drejtohesh policit të shtetit tënd “o majmun”?”, ka shkruar Gjoshi.

-Advertisement-

Postimin e ka vazhduar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

“A ju kujtohet Xhelal Sveçla kur i gjuante policët e Kosovës me kubëza betoni?  O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t’i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t’i respektosh pavarësisht politikës?`”, ka shkruar Gjoshi.

Ndryshe, Policia ka njoftuar se dje në tri raste është shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut. Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri”, ka njoftuar Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera