Fun & Video

Nusja me idenë më të çmendur – e dëshiron vellon me flokët e nënës së vdekur

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 23 October 2018

Të gjitha nuset kanë ide të ndryshme se si duan të dalin para altarit, por fustani i ëndrrave të kësaj gruaje është gjëja më e çuditshme që ka menduar një nuse.
Një grua në Bristol të Anglisë, e cila ka vendosur të martohet ka një ide se si do të duket velloja e saj.

Ajo treguar se që nga viti 2014 kur kishte parë se nënës së saj po i përkeqësohej shëndeti, ajo ka filluar t’i mbledh fijet e flokëve të nënës.

E, tash kur nëna e saj nuk jeton më, gruaja anonime për të cilën shkruan tabloidi The Mirror, ka vendosur ta ridizajnojë fustanin e nusërisë së nënës së saj, duke i shtuar edhe flokë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera