Nuk kanë të ndalur punësimet e familjarëve, LVV-ja “rehaton” edhe vajzën e Shpejtim Bulliqit në AKP
Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 06 July 2022
Nga gjashtë konkurset e hapura për vetëm një ditë për ‘ofrues të shërbimeve’ me kontratë mbi vepër nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, për të cilat raportoi Gazeta Infokus u punësua edhe vajza e Shpejtim Bulliqit, kryetarit të komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Partia në pushtet jo vetëm që nuk po ndalë punësimet familjare siç kishte premtuar gjatë fushatës e për të cilat ishte kritikuesja më e madhe por edhe po i vazhdon ato në mënyrë masive.
Kësaj radhe, është Egzonë Bulliqi, vajza e kryetarit të Podujevës që u punësua në AKP duke u renditur e dyta në konkursin e shpallur me gjithsej 87 pikë.
Gazeta Infokus kishte raportuar se për një periudhë të shkurtër kohore ky institucion kishte shpallur 9 konkurse për 33 ofrues të shërbimeve me kontratë mbi vepër. E 6 prej këtyre konkurseve pjesë të cilit është edhe vajza e Shpejtim Bulliqit, janë shpallur të gjitha për një ditë me 16.06.2022.
LEXO EDHE: AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”
Egzonë Bulliqi, është punësuar në Agjencinë Kosovarë të Privaztizimit me kontratë mbi vepër për 6 muaj, në pozitën “Ofrues i Shërbimeve – Ekipi mbështetës për shërbime në protokoll, pranim/përcjellje të palëve dhe çështje administrative që ndërlidhen me likuidimin”, sipas shpalljes së konkursit.
Kandidatët e tjerë të suksesshëm sipas njoftimit nga AKP-ja janë edhe: Prin Gentiana Krasniqi-Ajvazi me 90 pikë e pasuar nga Egzonë Bulliqi me vetëm tre pikë më pak, dhe vazhdon me Laura Haxhiu me 85 pikë.
E kur jemi te Agjencia Kosovare e Privatizimit në kohë fushate tash kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkonte me ngulm zhbërjen e saj duke arsyetuar se kjo agjenci është kryesorja që ka bërë degradimin e pronës publike në dobi të personave të politikës dhe oligarkëve të biznesit.
E mbi të gjitha Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, para se të vinin në pushtet ishin më të zëshmit sa u përket punësimeve me kontratë për shërbime të veçanta madje këtë formë punësimi e quanin si formën ligjore të rehatimit të militantëve të partive që aso kohe mbanin pushtetin.
Në gusht të vitit 2021, Kurti edhe në cilësinë e kryeministrit paralajmëroi sërish se do ta shuaj AKP-në, pasi që sipas tij aty është vjedhur e privatizuar gabimisht.
“Me AKP dhe ARKEP ne u dalim zot premtimeve tona për qytetarët. 50.28 për qind kanë votuar për fitoren tone, një fitore e paparë për Kosovën e pasluftës dhe kemi thënë që AKP do të shuhet dhe AKP do të shuhet, por që të shuhet AKP është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet Bordi se ka vjedhur shumë, e ne nuk do t’i lejojmë”, pati thënë Kurti asokohe në Kuvend.
Edhe pse pati thënë se do ta shuaj bordin fillimisht e pastaj edhe AKP-në, në vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bordin e ri të kësaj agjencie dhe kryesuesin e saj, raporton Gazeta Infokus.
Me 60 vota për dhe një abstenim, legjislativi zgjodhi Bordin e ri të AKP-së.
Nazmi Mikullovci është votuar si kryesues i AKP-së, ndërsa anëtarë të bordit janë emëruar Suzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi-Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muçolli dhe Avni Ajdini.
E me këtë bord të ri u bënë edhe shpalljet e 9 konkurseve për 33 të punësuar me kontratë mbi vepër pjesë e së cilës është edhe vajza e Shpejtim Bulliqit.
Kujtojmë se për punësime të tilla Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë edhe ka nisur hetimet, për 100 të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës e që dyshohet se u bënë mbi baza familjare./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
85 deputetë të Kosovës kanë asistentë, pagat dhe shtesat e tyre arrijnë në 900 € në muaj
Rreth 1 milion € i ka shpenzuar Kuvendi i Republikës së Kosovës për pagat dhe...
-
Ish-hetuesi policor: Kemi dyshuar se ka deputetë dhe policë të Kosovës spiunë të BIA-s
Ish-hetuesi policor në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, ka pohuar se ka depute...
-
Von der Leyen u bën thirrje qytetarëve evropianë që të dalin në zgjedhje
Ka nisur votimi në shtetet e Bashkimit Europian për zgjedhjen e përbërjes së ...
-
Çështja e Donald Trump, çfarë pritet të ndodhë në Apel?
Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të ap...
-
Ngjarjet e ditës
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Kryetari i Prishtinës, Për...
-
Moti në Shqipëri, me diell dhe vranësira mesatare
Në Shqipëri sot moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare pasdite. Era ...
-
Sot shpaloset raporti “Kodi i sjelljes së deputetëve”
Instituti i Kosovës për Drejtësi sot prezanton raportin “Kodi i sjelljes së ...
-
Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit
Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për sh...
-
Mblidhen dy komisione të Kuvendit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen dy komisione. Ai për Integrime Ev...
-
Ditë e nxehtë sot, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
Këtë të premte në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë dhe pjesërisht i vranët nga...
-
Osmani sot viziton Drenasin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do e vizitojë Drenasin, në kuadër të ...
-
Kishte humbur disa ditë, turistja franceze gjendet në malet shqiptare
Është gjetur pas disa ditësh turistja franceze, e cila ishte shpallur e humbu...