Norvegjia liron ish-anëtarin e Wagner, i cili po kërkon azil
Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 25 January 2023
Autoritetet norvegjeze kanë njoftuar se kanë liruar një ish-anëtar të rangut të lartë të grupit paraushtarak rus Wagner, i cili kërkoi azil pasi kishte hyrë ilegalisht në vend.
Drejtoria Norvegjeze e Emigracionit (UDI) njoftoi të martën, më 24 janar, se rusi Andrey Medvedev “është arrestuar në bazë të Aktit të Emigracionit dhe është në pritje të një vendimi për paraburgimin”.
Jon Andreas Johansen i Policisë Norvegjeze të Emigracionit, tha më 25 janar se Medvedev u lirua nga qendra e paraburgimit, sepse siç tha ai, nuk kishte më asnjë arsye për ndalimin e tij.
Medvedev, i cili thotë se ka frikë për jetën e tij nëse kthehet në Rusi, në fillim të këtij muaji kaloi në Norvegji, e cila ndan një kufi prej 198 kilometrash me Rusinë. Ai u transferua menjëherë në Oslo, gjë që është procedurë e zakonshme për azilkërkuesit, raporton Associated Press (AP).
Vladimir Osechkin nga grupi disident rus Gulagu.net, i cili ndihmoi Medvedevin të arratisej, tha se ai ishte në një shtëpi të sigurt derisa u transferua pa shpjegime në paraburgimin e imigracionit.
Avokati i tij norvegjez i tha sot gazetës norvegjeze Dagbladet se lirimi i Medvedevit ishte një “vendim i arsyeshëm”.
“Unë ende nuk e di se çfarë marrëveshje do të ketë me të”, tha avokati për gazetën.
Medvedev tha se ai ishte nën zjarrin rus përpara se të kalonte në këtë shtet skandinav.
Policia norvegjeze tha se ishte informuar nga rojet kufitare ruse për gjurmët në dëborë që tregojnë se dikush mund të ketë kaluar kufirin ilegalisht.
Shërbimi hetimor kombëtar i Norvegjisë, i cili merr pjesë në hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë, njoftoi se po merr në pyetje Medvedevin, i cili “ka statusin e dëshmitarit”.
Pretendohet se ai i ka thënë grupit rus të të drejtave të njeriut se ishte gati të tregonte gjithçka që dinte për grupin Wagner, aktivitetet e tij dhe pronarin e tij, Yevgeny Prigozhin, i cili është i afërt me Kremlinin./REL
Të tjera
-
Mosanëtarësimi në KiE, Kurti falënderon Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin e mbajtur dje
Kryeministri Albin Kurti ka pritur dje në takim Ambasadorin e Mbretërisë së B...
-
Raportohet i zhdukur një person në Prishtinë, ishte me vëllain kur u largua e s’u pa më
Është raportuar për një person të zhdukur në Prishtinë që nga 13 maji. Ank...
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...