Ekonomi

Njësitë speciale sërish në veri, por për fatura falc

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 11 April 2018

Administratës Tatimore, përkatësisht përkatësisht Departamentit të Hetimeve Tatimore (DHTI) dhe Inteligjencës i ka dalur të mërkurën kogja punë në Zubin Potok.

Katër lokacione të kësaj komune janë bastisur me autorizim të prokurorit nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme / transaksione fiktive, shkruan Infokusi.

Madje, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive.

-Advertisement-

Kështu njofton Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave.

Në këtë komunikatë thuhet se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe prova materiale që dëshmojnë shmangje tatimore.  Gjersa shtojnë se aksioni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem.

“…si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milion euro”.

Ky aksion thuhet se është bërë duke hartuar dhe zbatuar një sërë ligjesh shtetërore në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke krijuar Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë jo-formale./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy