Një sekret për ju! Si ta kuptoni që telefoni juaj po përgjohet
Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 06 January 2022
Telefonat janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen. Po a mundet që ne ta kuptojmë që na përgjojnë? Si ta kuptojmë që telefoni ynë është nën përgjim? Për të kuptuar nëse përgjoheni ose jo duhet të kini parasysh këto informacione.
1 – Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo.
2 – Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.
3 – Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.
4 – Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuaj.
5 – Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.
6 – Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.
7 – Kushtoni vëmendje gjendjes së kredive. Nëse vëreni se keni shpenzuar diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzuar, atëherë me gjase dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuaj.
8 – Një nga mënyrat më të përhapura së fundmi të përgjimit është instalimi i një aplikacioni përgjues në telefonin tuaj i cili çdo komunikim tuajin e dublon dhe e dërgon në një pajisje tjetër.
9 – Aplikacioni “FlexiSPY” i cili u reklamua si program qe “lejon perdoruesit e ketij programi të shikojne nëse i tradhëton gruaja» është në fakt i shtrenjtë dhe punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformen S60 të Nokias.
10 – Një mënyrë tjetër e përgjimit të telefonit është dhe nga kodi i telefonit IMEI. Nëse dikush ka akses në telefonin tuaj celular dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juaj mund të kthehet si një libër të hapur për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikuara, të cilat regjistrojnë bisedat tuaja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshira me anë të një teknologjie të lirë mund të gjenden. Përgjimi kërkon dy gjëra: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhur me këtë kod. IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” dhe është një numër unik që ndodhet në baterinë e celularit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuaj IMEI.*Nga kontrata me kompaninë e telefonit psh me iPhonin
Nga bateria
Ose thjesht, duke shtypur në tastjerë *06*Programi i përgjimit me anë të telefonit është shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, duke u shkarkuar nga interneti në telefonin tuaj, i cili zgjat pak sekonda. Kombinimi i programit në telefonin tuaj personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphoni.
Ndaj kini kujdes. Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni?
1 – Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”
2 – Heqja dhe vendosja e baterisë është një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin.
3 – Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo do të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë.
4 – Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.
5 –Celularin tuaj mund ta mbroni ne këto raste edhe me ndonje program antivirusi.
6 – Mos merrni një program të cilin nuk e njihni nëpërmjet Bluetooth kur ndodheni në një ambient të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bëhen asnjëherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nëpërmjet SMS në celular. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bëhen me aparate të inkriptuara.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...