Lajme

Një person nga Skenderaj tentoi t’i fuste flakën shtëpisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 19 January 2022

Në orët e para të mëngjesit të së martës, një person nga Skenderaj, kishte tentuar ta digjte shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Nën dyshimin për këtë vepër penale, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, nga policia kanë njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera