Nisin ndryshime të befasishme në hierarkinë e Policisë, preken disa pozita drejtorësh
Autori: Gazeta inFokus
18:30 | 02 November 2026
Po raportohet se do të nisë një valë ndryshimesh në kupolën e Policisë së Kosovës dhe dikastereve të rëndësishme brenda këtij institucioni të sigurisë, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga pozita e drejtorit të përgjithshëm pas vrasjes së paralajmëruar të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Nacionale raportoi se ndryshimet pritej të bëheshin sot në disa prej pozitave më të rëndësishme drejtuese në Polici.
Agron Nezaj, Afërdita Mikullovci dhe Luan Keka, tre zyrtarë policorë me përvojë të gjatë në hallkat drejtuese të Policisë raportohet se do të preken nga këto ndryshime.
Sipas Nacionales, Agron Nezaj pritet të largohet nga pozita e drejtorit të Departamentit të Hetimeve, një prej departamenteve më të rëndësishme të Policisë, përgjegjës për hetimin e kriminalitetit, përfshirë krimin e organizuar dhe veprat e tjera të rënda penale. Ai e kishte udhëhequ këtë departament edhe gjatë mandatit të Gazmend Hoxhës në krye të Policisë dhe raportohet se kishte qenë pjesë e delegacioneve të larta policore në takime ndërkombëtare dhe në aktivitete të përbashkëta me Prokurorinë Speciale.
Afërdita Mikullovci, kolonele e cila që nga viti 2018 udhëheq Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, u raportua se do të prekej në pozitë.
Për të, Nacionale shkruan se është ndër gratë me përvojën më të gjatë në pozita të larta komanduese në Policinë e Kosovës. Sipas burimeve të gazetës, ajo pritet të largohet nga drejtimi i rajonit të Mitrovicës dhe të transferohet në strukturat e trafikut rrugor.
Luan Keka, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit, pritet që t’i ndryshohet pozita gjithashtu. AiKeka është një prej drejtuesve të vjetër të kësaj strukture. Ai përmendet publikisht si drejtues i Kundërterrorizmit të paktën që nga viti 2015. Ka ndjekur Akademinë Kombëtare të FBI-së në Shtetet e Bashkuara dhe ka qenë i përfshirë në trajnimet profesionale të institucioneve të drejtësisë për terrorizmin dhe ekstremizmin.
Ndryshimet e paralajmëruara ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një riorganizim të zakonshëm, për vlerësime të performancës apo për vendime të tjera të menaxhmentit policor.
Gazeta Express merr vesh se pozita do t’i ndërrohet edhe drejtorit të Drejtorisë së Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi. Ai pritet të transferohet në Prishtinë, por nuk dihet ende se në çfarë pozite.
Edhe Klan Kosova raportoi se kanë nisur ndryshime në hierarkinë e Policisë së Kosovës. Sipas këtij mediumi, Veton Elshani, i cili deri tani ka qenë zëvendëskomandant i Policisë për rajonin e veriut, nga sot do të udhëheq me Departamentin Kufitar.
Në vend të Elshanit, si zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut raportohet se është emëruar Petrit Fejza, i cili deri tani ka qenë shef i operativës.

T� tjera
-
Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka hedhur kritika të ...
-
Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaru...
-
1 muaj paraburgim babait për vrasjen e djalit në Gjilan, gjykata: Foshnja u gjet pa jetë dhe me shenja dhune dyshohet se ia shkaktoi 27-vjeçari
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të G...
-
IQMT në aksion kundër parregullsive në shitjet online – 23 inspektime brenda një dite
Nën koordinimin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), sot ...
-
Trump thotë se do të bëhet “Mr. Veto” nëse demokratët rimarrin pushtetin në Kongres
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se planifikon ta ushtrojë autorite...
-
Vetëvendosje paralajmëron se nesër do të dorëzojë materiale në Prokurorinë Speciale, s’tregojnë për kë
Qendra e Prishtinës e Lëvizjes VETËVENDOSJE, paralajmëron se nesër do të dorë...
-
Unazën e Prishtinës, projektin që Rama e akuzoi Qeverinë se po ia bllokonte, Kurti e fut te investimet madhore kapitale të vitit 2027
Kryeministri Albin Kurti ka treguar për projektet që parasheh Qeveria t’i bëj...
-
Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se për organizimin e L...
-
Kurti: Do të ketë rritje të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se për ish-krerët e UÇK-së ...
-
Shoqata e Qumështorëve ngre shqetësimin për përdorimin e yndyrës së palmës në furra dhe byrektore
Shoqata e Qumështorëve të Kosovës (SHQK) ka ngritur shqetësimin për përdorimi...
-
Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit t...
-
Prattipati takon Konjufcën, diskutojnë partneritetin Kosovë-SHBA
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prish...

































