Lajme

Hoxha: Gërvalla e Sveçla do të duhej të dorëhiqeshin, ose Kurti t’i shkarkonte

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 02 November 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka hedhur kritika të shumta ndaj ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët sipas saj, nuk kanë dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Në DPT te Fidani në Klan Kosova, Hoxha ka thënë se Gërvalla dhe Sveçla janë në krye të institucioneve, në të cilat ka dështuar zinxhiri për të ofruar mbrojtje për tashmë të ndjerën.

“Më vjen keq që dorëheqja në shoërinë kosovare dhe në jetën publike, duket sikur dorëzim, sikur akt jo i denjë, jo i nevojshëm. Porn ë fakt është një akt fisnik dhe moral, karshi atyre q ëtë kanë besu e votu…Në dy lloj pozicione, Gërvalla qëndron e heshtur, duke e vënë përgjegjësinë të krejt te tjerët, por jo edhe te vetja e vet, derisa mban dy pozicione.”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy