Trump thotë se do të bëhet “Mr. Veto” nëse demokratët rimarrin pushtetin në Kongres
Autori: Gazeta inFokus
18:05 | 02 November 2026
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se planifikon ta ushtrojë autoritetin e tij ekzekutiv për të vënë veton ndaj legjislacionit të udhëhequr nga demokratët, nëse ata rimarrin pushtetin në Kongres, shkruan CNN.
“Mendoj se do të dalim shumë mirë, por nëse nuk fitojmë, do t’i vë veto gjithçkaje. Do të vë veto, do të vazhdoj të vë veto, pastaj ata do të vijnë dhe ndoshta do të arrijmë disa marrëveshje gjatë rrugës, por nuk do të ishte aq mirë”, i tha Trump Miranda Devine në emisionin “Pod Force One” të New York Post.
Intervista, e regjistruar të premten, u publikua këtë mëngjes. Ajo vjen në kohën kur sondazhet e reja sugjerojnë se demokratët janë shumë pranë marrjes së kontrollit të Senatit.
I pyetur nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë atë që po bën si president dhe të bashkëpunojë me demokratët nëse ata fitojnë, Trump tha: “Epo, nëse ndodh kjo, besoj se do të bëhem Zoti Veto”.
“Pastaj, në një moment, ndoshta do të arrijmë marrëveshje. Kështu ka ndodhur. Dua të them, kjo nuk do të ishte hera e parë”, tha ai.
“Ata do të dërgojnë propozime. Ti u vë veto dhe përfundimisht, pasi për një ose dy muaj gjithçka të jetë refuzuar me veto, ata thjesht humbin kohë – vijnë tek ti dhe ti arrin një marrëveshje”, shtoi Trump. “Shpresojmë që të mos na duhet të shqetësohemi për këtë”.
Trump bëri komente të ngjashme për gazetarët në fund të tetorit, duke thënë se, ndonëse beson se “republikanët do të fitojnë”, plani i tij është t’i vërë veto legjislacionit të udhëhequr nga demokratët, për ta detyruar partinë tjetër të hyjë në negociata me republikanët.

T� tjera
-
Humb jetën një person në Prishtinë, u gjet i shtrirë në rrugë
Një përson ka humbur jetën pasditën e sotme në Prishtinë. Bëhet fjalë për Bed...
-
Murati: Investimet e huaja direkte jashtë patundshmërive janë 300 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se investimet e huaja dire...
-
Mos i lini në prizë! Këto janë pajisjet elektrike që vazhdojnë të harxhojnë energji edhe kur janë të fikura
Shumë persona mendojnë se pajisjet elektrike nuk shpenzojnë energji elektrike...
-
Deputetët mblidhen sërish nesër, këto janë pikat e rendit të ditës
Sikurse sot edhe nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen për...
-
Aksion i madh policor në aeroportin e Beogradit, arrestohet ish-ministri i Vuçiqit
Ish-ministri serb i Ekonomisë dhe zyrtari i lartë i Partisë Progresive Serbe ...
-
Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje
Ministri, Dimal Basha, ka shprehur kundërshtime ndaj gjetjeve të Raportit të ...
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Prizren deri në krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët
Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohë...
-
Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove një person në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjo...
-
Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje punëtorëve për protestën e nesërme: Pagë dinjitoze dhe pagën e 13-të
Sindikata e Re e KEK-ut ka ftuar të gjithë punëtorët e Korporatës Energjetike...
-
Dogana e Kosovës për 43 armët automatike: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës është deklaruar për zbulimin e një sasie të konsiderueshme a...
-
Pagesat me kartelë bankare na bëjnë të shpenzojmë më shumë? Ja çfarë zbulon studimi i fundit
Të paguash me kartë është e shpejtë, praktike dhe shpesh kërkon vetëm një pre...
-
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Ja...

































