Lajme

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e para e legjislaturës së 11-të

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 25 September 2026

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e parë në kuadër të legjislaturës së 11-të.

Në rend dite pritet të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera që janë në fushëveprimtarinë e Kryesisë.

Kuvendi ishte shpallur i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve, ndërsa pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar.

-Advertisement-

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se konstituimi i Kuvendit është bërë pas afatit kushtetues, duke kërkuar vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit të dytë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, kalimi i afatit për konstituimin e Kuvendit ka sjellë edhe fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit, në rastin kur posti është vakant, si dhe për formimin e Qeverisë.

Gjykata ka bërë të ditur se afati për zgjedhjen e presidentit skadon më 6 tetor. Në rast se presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi pritet të shkojë në zgjedhje në mes të nëntorit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy