Fun & Video

Nga sëmundja tek suksesi në web, vogëlushi Buddha është një fenomen

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 06 December 2018

Në Kinë, një fëmijë pesëvjeçar është bërë një yll i vërtetë i internetit. Familja e tij bëri në rrjetet sociale një kërkesë për mbledhje fondesh, për të kuruar një sëmundje të rrallë që e ka goditur atë që nga lindja. Për miliona ndjekës “Buda e vogël” ose “Little Rock”m është bërë shumë i dashur. Në videot e tij: ai këndon, luan, është aktori, reper. Me pak fjalë, një artist me 360 ​​gradë.

Me simpatinë që e shoqëron, ai shpejt arriti një reputacion të madh. Ylli i vogël që jeton me familjen e tij në Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin, aktualisht vuan nga një sëmundje e rrezikshme e veshkave.

Për të mbledhur para për trajtim mjekësor, fëmija ka lëshuar disa video live nga shtëpia e tij me ndihmën e prindërve të tij. Vetëm njëra ishte e mjaftueshmeqë ta bënte atë të famshëm në mediat sociale, ndërsa sot atë e ndjekin më shumë se një milion pasues në Kuaishou, një nga vendet më të rëndësishme të videove në Kinë, sipas një raporti lokal.

-Advertisement-

Fëmija u diagnostikua me sëmundjen kur ishte 14 muajsh dhe në fillim mjekët nuk mund ta kuptonin se çfarë ishte. Më pas ata identifikuan një sindromë të rrallë që ndikon në veshkat.Prindërit e tij i përdorën të gjitha kursimet e tyre. Shitën shtëpinë dhe sendet e çmuara. “Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për ta bërë atë të ndihet mirë”, thanë ata. Të ardhurat e tyre mezi mbulojnë koston mujore të terapisë, që është më shumë se 7,000 juanë (deri në 898 euro).

Megjithëse vuajti nga efekte anësore gjatë trajtimit të tij, ai kurrë nuk e humbi gëzimin. “Unë do të fitoj para për të ndihmuar babanë dhe nënën time. Mendoj se mund të përmirësohem “, u tha ai gazetarëve. Dhe meqenëse kushtet e tij delikate e kanë penguar atë të shkojë në shkollë, ai ka bërë miq të shumtë në internet nëpërmjet videove të tij (dhe kjo është gjithashtu ajo që e shtyn të flasë me ta çdo ditë). “Kam shumë xhaxhallarë, hallë, vëllezër e motra që kujdesen për mua dhe unë mund të bëj para për kujdesin tim”, tha Little Rock.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera