Nga 404 mijë vota veç për të, Albin Kurti bie në 299 mijë vota për gjithë koalicionin LVV-Guxo-Alternativa
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 09 June 2026
Në janar të këtij viti, pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u shpall politikani më i votuar në historinë e Kosovës.
Kurti kishte arritur të marrë 403,521 vota personale, një rezultat rekord në skenën politike të vendit.
Mirëpo gëzimi nuk i zgjati shumë.Vetëm pak muaj më vonë, rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit tregon një rënie të ndjeshme të mbështetjes elektorale për koalicionin e udhëhequr prej tij.
Sipas rezultateve preliminare, ku ende nuk përfshihen votat e diasporës, koalicioni LVV-Guxo-Alternativa ka marrë gjithsej 299,328 vota në nivel vendi.
Kjo nënkupton se në zgjedhjet e dhjetorit, Kurti kishte marrë i vetëm 104,193 vota më shumë sesa numrii votave që ka siguruar tani i gjithë koalicioni që ai udhëheq.
Pra dikur Kurti pati më shumë vota i vetëm tani nuk i afrohet aspak atij numri as me votat e gjithë partisë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, diferenca mes votave personale të Kurtit dhe votave të koalicionit të tij ishte vetëm rreth 83 mijë vota, ndërsa rezultati aktual tregon një rënie të konsiderueshme të mbështetjes elektorale.
Megjithatë, procesi zgjedhor ende nuk është përmbyllur plotësisht, pasi nuk ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët individualë. Për këtë arsye, mbetet të shihet se sa vota personale ka arritur të sigurojë Albin Kurti në zgjedhjet e 7 qershorit por pavarësisht kësaj bazuar në votat e partisë Kurti ka mbetur larg rezultatit historik të cilin synonte edhe ta kalonte./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...


































