Lajme

Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 25 November 2026

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyrtarisht në Kosovë, në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, nën sloganin “Raporto dhunën”.

Në këtë ceremoni, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e reagimit institucional ndaj rasteve të dhunës dhe mbrojtjes së grave që vendosin ta raportojnë atë.

-Advertisement-

Haxhiu ka thënë se një grua që raporton dhunën e ka bërë tashmë hapin më të vështirë, ndërsa përgjegjësia për mbrojtjen e saj dhe garantimin e drejtësisë u takon institucioneve.

“Gruaja që raporton dhunën e ka bërë tashmë hapin më të vështirë. Prej atij momenti, përgjegjësia është e institucioneve, që ta mbrojnë dhe t’i sigurojnë drejtësi. Sa herë që një grua mbrohet pasi ka folur, një tjetër e gjen guximin të flasë. Këtë vit humbëm shumë gra nga femicidi, dhe secilën prej tyre e kujtojmë me dhimbje. Pas këtyre vrasjeve qëndron një pabarazi e vjetër, që ende u jep burrave të drejtën të vendosin për shkollimin, të ardhurat dhe jetën e grave. Ky kontroll është vetë dhunë, edhe kur nuk lë shenja në trup. Asnjë zakon dhe asnjë koncept i rremë i nderit nuk mund të qëndrojë mbi dinjitetin dhe lirinë e një gruaje”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa ka thënë se Kuvendi, bashkë me institucionet e tjera, do të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje gjatë gjithë vitit.

“Uroj që mesazhi i kësaj fushate të arrijë te secila vajzë e grua, te secili djalë e burrë, por edhe te secili institucion dhe qytetar që ka përgjegjësi për ndërtimin e një shoqërie pa dhunë”, ka thënë Haxhiu./Indeksonline/

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy