Lajme

PDK reagon për përleshjen në Kuvendin e Mitrovicës, Tahiri: Nuk do të lejojmë keqpërdorimin e pronave publike

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 25 November 2026

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas konfliktit fizik të ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, mes stafit të kryetarit Faton Peci dhe asamblistëve të PDK-së.

Në reagimin e tij, Tahiri ka thënë se ngjarja e sotme është pasojë e asaj që ai e cilëson si arrogancë, papërgjegjësi dhe qeverisje të mbrapshtë të instaluar në qytet.

“Ky pushtet abuziv e ka shndërruar Kuvendin Komunal në arenë provokimesh e përplasjesh fizike, ndërkohë që në prapaskenë po bën pazare me pronat publike. Nuk do ta lejojmë askënd t’i keqpërdorë pasuritë e Mitrovicës për interesa politike, personale apo klienteliste. Kushdo që tenton ta bëjë këtë, do të na ketë përballë! Pronën publike dhe interesin e qytetarëve do t’i mbrojmë në çdo mënyrë dhe me çdo kusht!”, shkroi Tahiri.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy