Lajme

Nesër vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrḁsjen e rreshterit Muhamet Lika

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 23 September 2026

Nesër do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Likës. Seanca do të fillojë nga ora 09:00 në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, kishte ngritur aktakuzë më 9 janar të këtij viti kundër gjashtë të pandehurve me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.

Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025 rreth orës 23:00, e privuan nga jeta zyrtarin Muhamet Lika në Kaçanik me armë zjarri, duke vepruar me përgatitje paraprake dhe duke përfshirë edhe një të mitur.

-Advertisement-

Prokuroria ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, dhe ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy