Lajme

“Nëse ka vullnet opozita për presidentin”, Bajqinovci i VV-së thotë se janë të gatshëm për seancë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 06 October 2026

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se, nëse opozita ka vullnet për votimin e presidentit, kjo parti është e gatshme për mbajtjen e seancës, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë, një ditë më parë, Kuvendi miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por seanca përfundoi pa u zhvilluar leximi i dytë.

Përplasjet rreth rendit të votimeve sollën përplasje mes LVV-së dhe PDK-së, me këtë të fundit që kërkoi përfundimin e procesit për Ligjin për Specialen para zgjedhjes së presidentit.

-Advertisement-

Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon sot, më 6 tetor, ndërsa dështimi për zgjedhjen e tij brenda afatit do të çonte drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy