Lajme

Nëntë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 19 April 2022

Sot u bën nëntë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, Hashim Thaçi, atëkohë kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiq, i cili po ashtu ishte kryeministër i Serbisë asokohe, nënshkruan marrëveshjen 15 pikëshe.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera