Nëna heroinë shpëton fëmijët në mënyrë dramatike, pëson lëndime të rënda (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 10 September 2020
Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Aschaffenburg të Gjermanisë. Për t’i shpëtuar flakëve, një nënë dhe dy fëmijët e saj u larguan përmes dritares, në katin e dytë.
31-vjeçarja u lëndua rëndë në operacionin dramatik të shpëtimit, ndërsa dy fëmijët 5 dhe 13-vjeçarë lehtë, komunikoi të dielën policia gjermane, transmeton Shtegu. Për shkak të tymit të madh, nëna me fëmijët nuk ka mundur të largohet përmes shkallëve të ndërtesës.
Për fat të mirë, disa fqinjët erdhën për ta ndihmuar dhe pa hezituar fare, shtruan dyshekë në mënyrë që fëmijët dhe gruaja të dilnin jashtë nga dritarja. Një 55-vjeçar theu krahun kur e kapi një fëmijë dhe një 47-vjeçar e lëndoi pjesën e sipërme të trupit kur kapi tjetrin fëmijë.
Policia tha se nëna i lëshoi fëmijët e saj nga dritarja, i uli dhe më pas i la të lirë në mënyrë që ndihmësit vullnetarë të mund t’i kapnin. Pastaj ajo u hodh vetë nga dritarja. Ajo u dërgua në spital së bashku me dy fëmijët e saj dhe dy personat e lënduar.
Dy ndihmës të tjerë pësuan probleme në frymëmarrje. Ende mbetet e paqartë përse është shkaktuar zjarri. Brigada e zjarrfikësve u mobilizua me një numër të madh dhe e vuri zjarrin nën kontroll.
Të tjera
-
​Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...
-
Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena
Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren...
-
Hamiti: Imazhi i Kosovës më i keqi në historinë e vendit, ky është ndryshimi që bënë Vetëvendosje e Guxo
Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
-
Lajçaku takon asistentin special të Bidenit, flasin për raportet BE-SHBA
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Ndahet nga jeta infermieri dhe veterani i UÇK-së
Ish-veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermieri Skender Hoti, ng...
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...