Lajme

Në këtë vend do të ndërtohet projekti më i madh solar në Kosovë, Zogaj jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 06 October 2022

Komuna e Prishtinës është duke bashkëpunuar me me Bankën Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (EBRD) për të ndërtuar projektin solar më të madh në Kosovë.

“Solar for Kosovo” quhet projekti solar të cilin e vizituan sot zyrtarët e lartë të EBRD-së, Parshad, kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani si dhe zëvendëskryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/10/310442790_162788079736870_3091255808182703660_n.jpg

-Advertisement-

“Projekti parasheh ndërtimin e paneleve solare që prodhojnë 50MW energji termike, e cila shton kapacitetet e Termokosit për ngrohje të qytetit” ka shkruar Zogaj, duke publikuar edhe fotografi të realizuara nga lokacioni i “Solar for Kosovo”.

Zogaj, ndër të tjerash, ka falendëruar edhe KFW-në, që është partner kryesor i projektit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera