Lajme

Në Kaçanik arrestohet i kërkuari që ishte dënuar me 2 vjet burgim

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 06 September 2022

Policia sot në orën 14:30 në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.S(M/K) i moshës 34 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” me dënim burgimi prej dy (2) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

-Advertisement-

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e PK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera