Lajme

Në javën e parë të pranverës temperatura maksimale arrin deri në 19 gradë celsius

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 20 March 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e parë e pranverës do të ketë mot të njëjtë sikurse këtë jave, temperaturat do të jenë nën vlerat e mesatares, por nga dita e enjte do të ketë rritje të maksimaleve.

“Sa i përket reshjeve nuk parashihet të kemi deri në vikend, por vetëm rreze dielli dhe vranësira të fokusuara kryesisht rrëzë maleve. Në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në vise të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa”. thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë celsius, minimalet.

-Advertisement-

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera