Sport

Në ‘Adem Jashari’ apo ‘Fadil Vokrri’? Ja ku do luaj Drita ndaj Dudelange

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 27 July 2018

Ishte parashikuar që Drita ndeshjen e kthimit në Ligën e Evropës ndaj Dudelanges ta zhvillojë në stadiumin e Prishtinës më 2 gusht.

Mirëpo, pezullimi i ndeshjes testuese që ishte paraparë të luhet nesër, ia pamundëson kampionit kosovar që të luajë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kësisoj, dueli Drita – Dudelange do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’.

-Advertisement-

Ndërkohë, Gazetasheshi.com merr vesh jozyrtarisht se ndeshja e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës që luhet më 13 gusht, do të jetë testuese për stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera