Ndërron jetë gazetari Ganimet Klaiqi
Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 15 May 2017
“Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë”, ishte porosia e fundit publike e gazetarit Ganimet Klaiqi pak orë para se të jepte frymën e fundit.
Gazetari shumëvjeçar i “Kohës Ditore”, ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së hënës. Ai nuk mundi ta mundte sëmundjen e rëndë të kancerit.
Klaiqi kishte lënë gazetarinë dy vjet më parë për t’ju përkushtuar jetës akademike. Megjithatë, vazhdonte të jetonte e frymonte si gazetar.
I tillë ishte mesazhi i tij i fundit i dhënë të dielën pasdite në “Facebook”, shoqëruar me disa fotografi që tregonin gjendjen e tij të rëndë, por i rrethuar nga familja.
“Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur, vëllezër e motra, që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim”, shkruante ai.
“Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje, për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra liria e shprehjes ishte dhe mbeti bosht i demokracisë. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë. Ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam”, ishte porosia e tij e fundi.

T� tjera
-
Haradinaj uron FSK-në: Vajzat dhe djemtë tanë, ndër më të mirët e atdheut
Me rastin e Ditës së Forcës, deputeti Ramush Haradinaj ka uruar ushtarët e FS...
-
Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton statusin...
-
“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës
E moshuara Bahtije Kastrati, nëna e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...
-
Çitaku rikujton: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vl...
-
SKANDALOZE: Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë detyrohet të jap dorëheqje, nuk u pajtua me urdhërin e Prebrezës për ndeshkimin e drejtorit të gjimnazit
Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo...
-
Eksporti në Angli, Prince Caffe në tryezat e britanikëve (VIDEO)
Prince Caffe ka nisur përsëri zgjerimim e rrjetit të eksportit. Këtë radhë, s...
-
Haxhiu: Ata që shërbyen me devotshmëri në UÇK, sot s’mund ta shohin sa e fortë është ushtria jonë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot në Ditën e Forcës, ka shprehur kre...
-
Pamje nga vendi ku policia në Ferizaj u gjuajt me ar*më zja*rri, arrestohen tre persona
Një incident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku...
-
Kos-Kurtit për fondet e Planit të Rritjes: Do vij në dhjetor në Kosovë meqë tashmë keni institucione
Kosova, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbeten pa fonde nga Plani i Rritjes, ...
-
Rama kërkon nga BE-ja hapjen e statusit të kandidatit për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Koso...
-
“Si në filma” në Ferizaj: Të shtëna me armë në drejtim të policisë
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë z...
-
Kos i drejtohet Kurtit: Qeveria e re është një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar ...



































