Lajme

Ndërron jetë drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 03 March 2023

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë djali i tij, Besimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

-Advertisement-

Të nderuar familjarë dhe miq.

Ju njoftojmë që sot, me datë 3 Mars 2023, e Premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bashkëshorti, Baba, Vëllau, Gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci”, thuhet në njoftimin e të birit.

Mikullovci, 79 inxhinier me profesion ka qenë i angazhuar pas luftës deri në vitin 2008 edhe si Drejtues i “Trepçës” dhe kryesues i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera