Lajme

Ndahen 35 milionë euro për zbatimin e një mase të “Pakos së Ringjalljes Ekonomike”

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 25 May 2022

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur një mbledhje ekeltronike, ku është miratuar vendimi për ndarjen e 35 milionë eurove për zbatimin e masës 3.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Masa 3.6. – Mbështetja e likuiditetit familjar përfshin subvencionimin e kredive për konsum deri në 3,000 euro.

Po ashtu, Qeveria ndau 35 mijë euro për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë.

-Advertisement-

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe masën 4.4 – Mbështetja e sigurisë. Sipas vendimit janë ndarë 35 milionë euro (35,000,000,00 euro) për zbatimin e masave për shtimin e mbështetjes për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe 35 mijë euro (35,000.00 euro) për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të masës për mbështetjen e sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera