Lajme

Nait Hasani: Gjykata Speciale u ngrit si pasojë e presionit ndërkombëtar, e padrejtë

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 16 November 2020

Amabasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani e quan të padrejtë Gjykatën Speciale që sot po akuzon dhe heton ish-krerët e UÇK për krime lufte.

Nga studioja e “Quo Vadis”, Hasani deklaroi se kjo gjykatë nuk po heton krimet makabre që ka kryer Serbia në Kosovë.

Ai tha se kjo gjykatë u ngrit si pasojë e presionit ndërkombëtar, pas raportit të Dick Martyt.

“Me miratimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës këto të gjitha ishin të pritshme që një ditë do të ndodhnin edhe arrestimet, ndodhta jo në këtë formë, por në një formë më të natyrshme sepse vetë Kuvendi i Kosovës e ka miratuar një gjykatë të tillë. Disa e kanë kundërshtuar sepse është një gjykatë jo e drejtë dhe jo etnike. Është një gjykatë politike re padrejtë dhe trajton vetëm krimet kinse të UÇK, ndërsa krimet e Serbisë në Kosovë jo. Krimet që ka bërë Serbia për një shekull dhe sërish të kemi një gjykatë të tillë, për mua ka qenë e papranueshme. Ka qenë një presion i jashtëzakonshëm i ndërkombëtarëve pas miratimit të raportit të Dick Martyt. Populli shqiptar për 100 vjet ka kuftuar kundër Serbisë për liri. Për ato që ka bërë Serbia nuk është ngritur asnjëherë padi. Ka heshtje para krimeve serbe.”

Të tjera