Lajme

Mutivoda, pa fluks mërgimtarësh

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 28 December 2022

Në pikën kufitare të Mutivodës ka një fluks më të vogël të makinave që qarkullojnë, në krahasim me Dheun e Bardhë, që kur mbrëmë u vendosën barrikada para pikës kufitare në Merdarë në pjesën e Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga bashkatdhetarët të cilët janë nisur drejt Kosovës që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në vend.

Serbët të cilët kanë vendosur barrikada në rrugën që të shpie tek pika kufitare në Merdarë kanë thënë se këtë e bëjnë për t’u solidarizuar me serbët që kanë vendosur barrikada në veri të Kosovës, dhe në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera