Lajme

Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 26 December 2024

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike.

Ai u shpreh se LDK e ka në plan program që brenda mandatit katër vjeçar, Kosovës do t’i shtohen një mijë megavat, 500 me erë dhe 500 përmes paneleve solare.

“Nuk i bën këto investime shteti… ka forma se si shteti në partneritet publiko privat, zhbllokon potencialin për sektorin privat që ai të investojë duke i garantu blerjen e asaj energjie elektrike me një çmim të paracaktuar”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Theksojmë se ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballem me mungesë të energjisë elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera