Lajme

Mustafa: Përderisa qytetarëve po iu ndahen kah 100 euro, njeriu i ngushtë me VV’në përflitet për fitime qindra mijëra euro

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 28 April 2022

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa sot në Kuvend ka kritikuar e akuzuar Vetëvendosjen për mbrojtjen e ambasadorit Martin Berishaj që po dyshohet për skandalin financiar.

“Respekt për deputetin e VV’së Anan Rrustermi që më dëgjon me vëmendje. Hajna të korruptuar, mashtrues, rrenca. Sot për ministra e ambasadorë dyshohen. Mjafton një deklaratë se ne u besojmë atyre. Pikë. Sot ambasadori është epiqendra e skandalit në një shtet të Evropës. Përderisa qyterarëve u ndahet një muaj 100 euro, një njeri i ngushtë i VV’së flitej për përfitime të qindra mijëra eurosh. Shitja e rrymës”, tha ai.

“Është e qartë pse ministri i Financave nuk guxon të qesë listat se ku kanë shkuar ato 100 milionë euro për energji”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera