Lajme

Musliu: Shpresat janë të pakta që sonte të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 06 October 2026

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar lidhur me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se shpresat janë të pakta që ai të votohet sonte.

Sipas Musliut, problemi nuk qëndron te ndonjë pengesë ligjore apo procedurale, por te ajo që ajo e cilëson si mungesë të vullnetit politik të shumicës parlamentare.

“Jo sepse ka ndonjë pengesë ligjore apo procedurale. Përkundrazi, procedurat janë avancuar dhe projektligji tashmë është miratuar në lexim të parë. Ajo që mungon është vullneti politik i shumicës parlamentare”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

Deputetja e PDK-së ka shtuar se, sipas saj, kur ekziston vullneti politik, pengesat procedurale mund të tejkalohen.

“Kur ekziston vullneti, edhe pengesat procedurale tejkalohen. Kur mungon vullneti, edhe ajo që mund të bëhet sot shtyhet për nesër”, ka deklaruar ajo.

Musliu ka përfunduar duke thënë se sonte kërkohet vetëm vullneti për votimin e projektligjit që tashmë ndodhet në Kuvend.

“Sonte nuk kërkohet asgjë e pamundur. Kërkohet vetëm vullnet për ta votuar një ligj që është tashmë në Kuvend”, ka shkruar Musliu.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy