Lajme

Mushkolaj: Asociacioni është çështje e ndjeshme, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme se çfarë do të nënshkruajë

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 07 March 2023

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se letrat që Gjermania, Franca e Italia që i dërguan kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ofrojnë modele të Asociacionit.

Mushkolaj ka thënë se në takimin e 18 marsit beson që do të diskutohen modelet e Asociacionit.

“Në Kosovë është problem me u zbatua Asociacioni ashtu siç është nënshkruar në vitin 2013 dhe pastaj parimet e 2015 në kuptimin me kompetencat ekzekutive”, ka thënë ai duke shtuar se do të jetë problem nëse nuk ndërrohet Kushtetuta.

-Advertisement-

“Janë duke bërë përpjekje që të gjendet një zgjidhje që është sui-generis. Është e rëndësishme se çfarë do të përmbajë aneksi, për shkak se nëse thuhet territor i asociacionit varet se çfarë nënkupton kjo”.

”Është çështje e ndjeshme, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme se çfarë do të nënshkruajë në aneksin e zbatimit të Asociacionit”, ka thënë Mushkolaj në “Debat Plus“.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera