Sport

Munishi për golin e Dukagjinit: Janë shkelë rregullat e futbollit!

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 12 February 2023

Me rezultatin 1:0 u mbyll takimi mes Dukagjinit dhe Prishtinës, i vlefshëm për javën e 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Klinasit arritën një fitore tejet të rëndësishme përball prishtinasve, por goli i shënuar ka nxitur polemika të mëdha.

Gjyqtari Mentor Ajeti e ndali lojën te goditja nga këndi për Dukagjinin, por pasi e bëri këtë, vendasit kaluan në epërsi nga devijimi që i bëri Mërgim Pefqeli.

-Advertisement-

Pas konsultimit me VAR-in, Ajeti e pranoi golin, edhe pse e kishte ndalur lojën paraprakisht. Kjo ngjalli tensione në taborin e mysafirëve, të cilët nuk u pajtuan me këtë vendim.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi tha se me pranimin e atij goli janë shkelur rregullat e futbollit.

“Këtu janë shkelë rregullat e futbollit dhe do të shohim çfarë do të pasojë, por ai gol është fantazmë, domëthënë nuk ekziston”, tha ai pas ndeshjes.

Kjo fitore e ngrit Dukagjinin në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë në tabelë, kurse Prishtina gjendet e katërta me dy pikë më shumë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy