Muja: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 April 2024
Formimi i Asociacionit nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu u tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për çka partia në pushtet potencoi se nuk do ta dërgojnë në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit.
PDK e LDK nuk kanë komentuar një gjë të tillë, duke thënë se i takon qeverisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se nuk do ta dërgojnë draft-statutin e Asociacionit, në këmbim të anëtarësimit në KiE.
“Është e rëndësishme që vende si Serbia mos të kenë veto mbi të ardhmen demokratike të të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe të Kosovës. Unë besoj që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe me datën 17, siç është lajmëruar votimi, ne duhet të besojmë që Kosova do të jetë anëtare e re e Këshillit të Evropës…. Përgjigja është jo (për dërgimin në Kushtetuese)”, u shpreh Muja.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se votimi i raportit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ka asnjë parakusht.“Ne si delegacion i Kosovës në Këshillin e Evropës kemi kryer punën tonë dhe konkluzioni ka qenë raporti që është votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili nuk ka asnjë parakusht”, tha ai.
Sa i përket draft-statutit të Asociacionit, tha se nuk dëshirojnë të përfshihen në këtë temë.
Lidhur me këtë nuk kanë shprehur qëndrimin as PDK-ja, ku deputetja Blerta Deliu Kodra tha se i takon qeverisë.
“Çështja e dorëzimit apo mos dorëzimit të draftit të asociacionit të qeverisë, nuk është çështje e opozitës, është çështje e Qeverisë së Kosovës. Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme karshi nevojës për t’i dhënë epilog edhe zhvillimeve të cilat do t’i kemi së shpejti në Këshillin e Evropës. Mendoj që stadet e kaluara kanë dëshmuar një nivel të mirë të kalimit të Kosovës në këto stade. Megjithatë, mbetet të shihet javës në vazhdim se cili do të jetë pozicioni i Kosovës dhe nëse qeveria me angazhimin apo mos angazhimin e saj do ta arrijë që Kosova të jetë anëtare në Këshillin e Evropës”, tha ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Raporti i raportueses për Kosovën e saktëson shumë saktë që Kosova i ka përmbush kushtet dhe ftesën duhet të marrë me 16 apo 17 maj. Unë jam pjesë e delegacionit, votimi ka ndodhë, 131 deputetë kanë votuar për dhe unë mendoj që Kosova e meriton të ketë ftesën për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Asociacioni në raport nuk është kusht, ajo i lihet në diskrecion komitetit të ministrave. Qeveria duhet të ketë shumë kujdes, që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e integrimit euroatlantik. Do të thotë është hap natyral para anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në BE. Qeveria duhet të komunikojë, ne si opozitë nuk kemi komunikime, unë kam komunikime me deputetë të grupeve politike, mirëpo nuk e di saktë përveç faktit që e shoh që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë”, deklaroi ai.
Sipas tij, Kosova nuk duhet ta hup shansin për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Më tej, theksoi se krerët e shtetit e kanë pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të tjera
-
Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”
Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë...
-
Dita e dytë e Samitit rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të jetë pjesë e Samitit rajonal të lid...
-
Bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. ...
-
Shqipëria instalon kamera përgjatë kufirit me Kosovën për të frenuar emigrantët e bandat kriminale
Shqipëria ka instaluar një rrjet “të sofistikuar” kamerash përgjatë kufirit t...
-
Nënkryetarja e Leposaviqit: Përmes strukturave paralele, Beogradi po krijon kaos tek serbët e Kosovës
Në komunat në veri të republikës së Kosovës është kthyer qetësia dhe deri dik...
-
U plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Kryeministri sllovak Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën! Këtë l...
-
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Alb...
-
Mali i Zi nikoqir i Samitit të liderëve Ballkan Perëndimor-BE
Sot në Malit të Zi mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor d...
-
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe ...
-
Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare
Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuve...
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...