Lajme

“Mu duk se djali mu çu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, ushtarakët e FSK’së vizitojnë nënat e dëshmorëve

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 08 March 2023

Ushtarakët e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes( KDS) kanë vizituar familjet e dëshmorëve në Komunat: Ferizaj, Shtime, Lipjan, Hani Elezit, duke vizituar gjithsejt 98 nëna dhe gra të dëshmorve të UÇK-së.

Kjo vizitë është bërë në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën njerëzore që Nënat tona kanë përjetuar.

“Mesazhi i shumë nënave  gjatë vizitës ishte  ,,mu duk se djali mu qu nga varri dhe ma uroj 8 Marsin”, “edhe nëse sot vdes, nuk më mbetet merak vetëm a më erdh Ushtria e Kosovës në shtëpi”.

-Advertisement-

“Nderi dhe respekti u takon nenave tona e në veqanti nenave të deshmorve, ndërsa lavdia u takon vetëm dëshmorëve të kombit! Urime 8 Marsi Nëne!”, thuhet në njoftimin e FSK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera