Lajme

Motoçiklistët shtien me ar*më zjarri drejt dy personave në veturë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 05 April 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Pejë ka ndodhur një tentim vrasje.

Dy persona kanë shtënë me armë zjarri nga motoçikleta drejt dy të tjerëve që ishin në veturë, teksa njëri nga viktimat ka pësuar lëndim të lehtë.

“Pas pranimit të informatës për disa të shtëna me armë zjarri njësiti policor në afërsi të vendit të ngjarjes ka takuar një veturë në të cilën ishin dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë deklaruar se në drejtim të tyre nga një motoçikletë në lëvizje, nga dy persona të panjohur është shtënë disa herë me armë zjarri”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Policia ka thënë se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja dhe në veturë të viktimave ka vërejtur 4 vrima që dyshohet se janë si pasojë e predhës së fishekut.

Tutje u tha se lidhur me rastin pas konsultimit të prokurorit rasti iniciohet si “Vrasje në tentativë” dhe i njëjti trajtohet nga njësitë kompetente policore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera