Mori ryshfet 30 euro e 50 centë, dënohet me 1 vit burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë ish-referenti i Gjykatës
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 05 July 2023
Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zenel Hoxha, duke e dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë, lidhur me akuzën për marrje ryshfeti. Po ashtu, ndaj tij është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej një viti pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Hoxha akuzohej se në cilësinë e personit zyrtar- referentit të lartë në Gjykatën Themelore në Pejë, ka pranuar nga palët shumën prej 30 euro dhe një monedhë metalike në emër të shërbimit të kryer zyrtar.
Aktgjykimi u shpall të mërkurën, nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, në dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak nga 24 nëntor 2022 deri më 24 janar 2023.
Hoxha, sipas aktgjykimi është obliguar që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro dhe në emër të fondit të viktimave shumën prej 50 euro.
Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 30 ditësh.
Sipas aktakuzës së 22 dhjetorit 2022, e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Zenel Hoxha, në cilësinë e personit zyrtar- referentit të lartë për regjistrim të lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim financiar për vete në mënyrë që të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.
Aktakuza thotë se më 15 gusht 2022, në zyrën nr.5 të Gjykatës Themelore në Pejë, pasi palës Din Shala ia rregullon dokumentacionin zyrtar lidhur me njohjen e një vendimi të huaj për prishjen e martesës, me insistimin e të njëjtit pranon 30 (tridhjetë) euro në emër të shërbimit të kryer zyrtar.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se më 19 gusht 2022, vepron njëjtë edhe ndaj palës së panjohur duke pranuar një monedhë të metalit.
Për këto veprimet, Hoxha ngarkohej se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, par.1 të Kodit Penal.
Ndryshe, për veprën penale të dhënies së ryshfetit, sipas kësaj aktakuze është ngarkuar edhe Din Shala, mirëpo i njëjti pas pranimit të fajësisë është dënuar me një dënim prej 1 mijë euro gjobë dhe 6 muaj burgim me kusht, në afat verifikimi prej një viti.

T� tjera
-
“Problemi nuk është te KEDS-i e KESCO-ja” – Burim Ejupi tregon ku po dështon Kosova në sektorin e energjisë
Analisti i çështjeve të energjisë, Burim Ejupi, ka kritikuar mungesën e inves...
-
Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi
Endrit Azemi është i arrestuar si i dyshuar për mashtrim për mbledhjen e fond...
-
Mashtroi qytetarët me pretendimin se vuante nga leukemia, familjarët e Endrit Azemit mblodhën para edhe në sheshin e Gjilanit
Detaje të reja kanë dal në sipërfaqe pas arrestimit të një personi në Gjilan,...
-
Policia arreston personin e kërkuar në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 37-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në kë...
-
INDEP vazhdon të kontribuojë në procesin parlamentar, me propozime konkrete për përmirësimin e legjislacionit të energjisë!
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar një analizë të pavaru...
-
E këṛcënoi gruan se do ta vṛiste, më pas sulmoị me thịkë axhën e saj dhe ia preu gishtin – Detaje tronditëse nga rasti i dhụnës në familje në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi ...
-
Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it
E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet e Ba...
-
Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës për qytetarët
Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevo...
-
“Mos e injoroni këtë dhimbje” – Mjeku tregon kur gjoksi mund të paralajmërojë probleme me zemrën
Dhimbja e gjoksit nuk duhet të neglizhohet, pasi në raste të caktuara mund të...
-
26 vjet nga vras*ja e Xhemail Mustafës, Osmani: Ai nuk u vra vetëm si njeri, me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e vrasjes së ...
-
Apeli ia konfirmoi aktakuzën Rozeta Hajdarit, sot vazhdon gjykimi për aferën e rezervave shtetërore
Gjykata e Apelit ia ka lënë në fuqi aktakuzën ish-ministres Rozeta Hajdari pë...
-
Anulohet protesta e studentëve të UP-së, shkak takimi me Këshillin Drejtues
Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 para Rektoratit të Universitet...

































