Rozë

Morena Taraku e bënë “ëndrren” realitet, fotografohet me kuzhinierin e famshëm (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 17 May 2018

Këngëtarja e njohur, Morena Taraku është njëra ndër femrat më të bukura shqiptare.

Ajo mundohet që gjithmonë t’i vë në pah linjat e saj super seksi.

Por së fundmi Morena ka publikuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka treguar se është takuar me kuzhinierin e famshëm turk, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Duke e ditur që shumë yje botërore si Leonardo DiCaprio, David Beckham e shumë të tjerë e kanë vizituar dhe e kanë shijuar pjatën e kuzhinierit të famshëm Nusret Gökçe, një rast të tillë nuk e ka lëshuar as Morena Taraku.

Për dallim nga të famshmit tjerë të cilëve ju ka shërbyer me kënaqësi kuzhinieri turk, Morenës ia ka dhënë knaqësin vetëm që të fotografohet me të.

Pavarësisht kësaj Morena duket mjaftë e lumtur që ka arritur që të marrë një pozë në krahët e të famshmin Nusret Gökçe dhe pse jo që të krenohet me këtë të ‘arritur’ në karrierë duke e publikuar menjëherë në rrjete sociale.

Por siç duket fansave të Morenës kjo nuk ju ka bërë shumë përshtypje, ku ata e kanë komentuar më shumë dukjen e këngëtares se sa atë se çfarë ka menduar ajo.

Si gjithmonë edhe kësaj here adhuruesit e këngëtares me anë të komenteve të shumta i kanë shprehur asaj shumë dashuri.

Për më shumë Infokusi.com, ua përcjell fotografinë./INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera