Lajme

Molliqaj: Kurti me vite e ka përdorur Ivanoviqin si ogurzi, tani po don me përdor kundër Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 18 January 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas aksionit simbolik të këtij subjekti, ka komentuar deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin.

Ai tha se kjo deklaratë është skandaloze dhe e papranueshme.

Molliqaj vlerëson se Kurti po e përdor Olivanoviqin kundër Vuçiqit.

-Advertisement-

“Deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës për përvjetorin e Oliver Ivanoviqit është skandaloze, e papranueshme dhe qëllimin e saj kryesor e ka përdorimin, desubjektivimin e njeriut. Në momentin që ke qasje instrumentale, ajo që ndodh në radhë të parë është qeniet njerëzore nuk kanë subjektivitet, ato janë objekte që marrin kuptim sipas nevojës dhe idesë së madheqë përfaqëson, në këtë rast të kryeministrit. Mos harroni që javë më parë, kryeministri i Kosovës i quante ekstremista 9 mijë qytetarë serbë të Kosovës, vetëm që nuk i kanë konvertuar targat në KM në RKS. Ndërsa një person që ka qenë përgjegjës për shpëngulje dhe urdhërdhënie të ekzekutimin të qytetarëve të Kosovës gjatë dhe pas luftës, për themelimin e një organizate kriminale, e ka vlerësuar dhe nderuar më së larti prej të gjithë serbëve. Pse ndodh kjo, kjo ndodh sepse kryeministri në idenë e vet të madhe për vete dhe Kosovën i lejohet me bë cdo gjë. Një gjë të tillë e kanë bërë pushtetet totalitare më herët… Ky kryeministër për nevoja të veta, të idesë së tij për shtetin këtë njeri e ka përdor me vite të tëra si ogurzi dhe përfaqësues të krimit në Kosovë, tani po don me përdor të njëjtin përballë Vuciciqit. Kjo tendencë është e keqe”, tha Molliqaj.

Ai tha se Kurti mund ta nderojë çdo ditë Ivanoviqin në fotografinë që ata vendosën.

Molliqaj shtoi se Kurti duhet të kërkojë falje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera