Mjaft i hëngrët thonjtë!
Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 12 January 2019
Ngrënia e thonjve, ose siç njihet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo. Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë.
Është një zakon i vështirë për t’u hequr, pavarësisht nëse ka filluar në fëmijëri apo më vonë. Shkaqet e onikofagjisë mund të jenë të shumta, por është e rëndësishme t’i identifikoni që në fillim në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e duhur për këtë problem. Ky zakon fillon nganjëherë në fëmijëri nga mërzia apo thjesht sepse keni uri, por personat mund ta ruajnë zakonin e ngrënies së thonjve deri në moshë të rritur.
Kur onikofagjia shfaqet më vonë, shkaqet janë më shumë të lidhura me stresin, punën, gjendjen ekonomike, ose jetën në familje. Ndodh nganjëherë edhe të hani thonjtë pa qenë i ndërgjegjshëm, kur jeni në gjumë, madje ka fëmijë që hanë edhe thonjtë e këmbëve.
Onikofagjia nuk dëmton vetëm bukurinë e duarve; ajo mund të ketë pasoja në shëndet, por edhe në jetën tonë shoqërore. Disa persona i hanë thonjtë derisa u del gjak. Kjo bën që majat e gishtave të jenë të kuq, të dhembin dhe lëkurëzat të gjakosen. Transmetimi i mikrobeve nga goja në dorë dhe nga dora në gojë, mund të shkaktojë infeksione në rrënjë të thoit ose në gojë, shkruan femina. Në disa raste ekstreme, majat e gishtave zënë qelb etj.
Më poshtë do t’ju njoftojmë me 5 pasojat e kafshimit të thonjve: .
PENGON RRITJEN NORMALE TË TYRE
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë.
NDIKON NË SHFAQJEN E SËMUNDJEVE TË NDRYSHME BAKTERIALE
Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është më se logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e kontaktit të thonjve me ushqimet e pagatuara.
DËMTON DHËMBËT
Përveç dhimbjes si pasojë e copëzimit të tyre deri në rrëzë, kur hani thonjtë ju dëmtoni po ashtu edhe dhëmbët duke i zhveshur nga shtresa natyrale e zmaltit, por shpeshherë edhe duke infektuar mishrat e dhëmbëve.
SHKATON DHIMBJE TË ARTIKULACIONEVE
Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dhimbje të qafës dhe dhëmballëve si pasojë e sforcimit të kafshimit.
RRIT PROBABILITETIN QË TË PREKENI NGA PARONIKIA
Personat që hanë thonjtë janë më të predispozuar për t’u prekur nga Paronikia, një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve. Paronikia shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë si kafshimi, thithja e gishtave etj. Paronikia fillon si një skuqje dhe ënjtje rreth thoit, shoqëruar me dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes dhe grumbullim qelbi.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...