Lajme

Mitrovicasja lajmëron një burrë në polici, e kanosi dhe i shqetësoi familjen përmes rrjeteve sociale

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 02 March 2023

Një grua ka raportuar në polici një burrë, nën dyshimin se e ka kanosur dhe i ka shqetësuar edhe familjen e saj në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës, derisa i dyshuari tashmë është intervistuar dhe rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankueses i dyshuari përmes rrjeteve sociale kishte vazhduar ta shqetësojë ankuesen dhe familjarët e saj. I dyshuari është intervistuar. Me vendim të prokurori rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera