Fun & Video

Misteri i ishullit të mbushur me lepuj-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 20 August 2019

Onkunoshima është një ishull i vogël në Detin e Brendshëm të Japonisë dhe quhet “Ishulli i Lepurit” për shkak të mijëra lepujve të egër që bredhin në tokë.

Askush nuk e di saktësisht se si arritën atje, por që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, lepujt kanë bërë atë që bëjnë më mirë … u shumuan dhe shtuan vazhdimisht duke e bërë edhe më të veçantë ishullin dhe më tërheqës për vizitorët.

Sipas një teorie ata janë sjellë në ishull nga njerëzit pasi një shkollë që mbante një numër të madh të tyre nuk po mundej më të përballonte shpenzimet dhe i sollën në këtë ishull. Por ende nuk ka një teori të saktë dhe të qartë se si përfunduan në Okunoshima.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera